E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, e arta e dytë në “Mesdhe”/ Islam Selmani triumfon në karate, mundi në finale turkun Ozdemir

Karateisti i Kosovës, Islam Selmani, fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” në Itali.

Ai triumfoi në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke mundur në finale turkun Burak Ozdemir.

Në një sfidë të luftuar, Selmani arriti të fitojë 1-0, duke marrë edhe vendin më të lartë në podium.

Më parë sportisti nga Kosova kishte kaluar francezin, Sami Tas, qipriotin Andreas Gavriel dhe grekun Kristos Ksenos.

Kjo është medalja e parë e artë në disiplinën e karatesë për Kosovën në këtë ngjarje dhe e dyta e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pas asaj të fituar nga Donjeta Sadiku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›