Kosova e rajoni pas 23 qershorit

Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë në Prishtinë, ku ka mbajtur një fjalim me temë: Kosova dhe rajoni, pas 23 qershorit”.
Gjatë këtij fjalimi, Rama ka shpalosur programin për Rilindje, një ndryshim që nuk do të prekë vetëm kufijtë e Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet e saj me fqinjët rajonalë. Rama është shprehur optimist se e ardhmja e rajonit dhe Shqipërisë mund të jetë shumë më e mirë, pasi sic tha ai “ne kemi në dorë të mundësojmë gjëra që duken të pamundura”. Pavarësisht se politika nuk arrin t’i prijë përditë dyzimit mes të shkuarës dhe Zgjedhjet 2013PR prezanton kandidatin në MirditëProgrami i PS-së për RininëMeta: Shkarkimet, politike së ardhmes, pasi sipas Ramës “shpesh ajo mbetet rëndom një vegël e frikës nga ndryshimi”, kreu i opozitës shqiptare u shpreh se “pa politikën s’do të ishim këtu, ku jemi sot, në rrugën pa kthim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”. Rama shtoi se “historia e tokës shqiptare është ajo e vendosjes së një të drejte historike”, tek e cila faktikisht ka kontribuuar edhe aleati apo partneri më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falë SHBA-ve, sipas Ramës, “Shqipërisë i jepet një mundësi, që të krijojë të gjitha shanset e saj me politikën e jashtme në harmoni me interesat e amerikanëve, duke qenë mbështetëse e palëkundur ndaj Kosovës, por kurrë e nxituar në sulm ndaj Serbisë”. Kryesocialisti Rama theksoi se “për të qenë një partner serioz me SHBA-të dhe BE-në, Shqipëria nuk mund të predikojë nacionalizmin, pasi në këtë mënyrë do të destabilizonte rajonin”. “Pas 23 qershorit, duhet t’i japim një dimension të ri procesit të integrimit në BE, si për Shqipërinë edhe për Kosovën, pasi kjo e fundit nuk duhet të paguajë pasojat e azilkërkuesve të rajonit dhe të mos i lejohet lëvizja e lirë”, theksoi Rama. Sa i përket cështjeve të mosnjohjes së Kosovës, si shtet i pavarur, nga disa vende të BE-së si Rumania e Greqia, Edi Rama premtoi se “do të angazhohemi me mish e me shpirt, që Rumania e Greqia të njohin Kosovën”. Më tej, Rama foli edhe në lidhje me bashkëpunimin tregtar mes Shqipërisë e Kosovës, duke vënë theksin “në pasjen e projekteve të përbashkëta në transport, turizëm dhe infrastrukturë”. Edhe pse “Shqipëria nuk ka traktat miqësie me Kosovën, do të punojmë për ta arritur atë”, tha Rama. Ndërkohë, Rama nuk mundi të mos reagonte ndaj propagandës së Partisë Demokratike në Kosovë, në lidhje me Rrugën e Kombit, për të cilën Rama theksoi se “ai ishte një projekt i qeverisë së Pandeli Majkos”, duke u bërë të ditur kështu, të pranishmëve në fjalim, se baza për atë projekt ishte hedhur kohë më parë. Rama kritikoi kreun e PD-së, Sali Berisha, duke thënë se “kur bota demokratike shpallte embargon ndaj Miloshevicit, kryetari i qeverisë së sotme e mbante atë me naftë”, duke përforcuar kështu raportin e fundit të OKB-së, se Shqipëria ka thyer edhe embargon e armëve të vendosur ndaj Libisë, duke furnizuar forcat qeveritare të diktatorit Muamar Gaddafi-t.