E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ende pa date per zgjedhjet e reja

Takimi i ushtruesit te detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi me perfaqesues te partive politike nuk ka sjelle as sot daten e mbajtjes se zgjedhjeve ne Kosove.

Megjithate eshte arritur konsensusi qe vendi te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Pas takimit Krasniqi ka bere te ditur se i duhen edhe disa dite konsultime derisa te percaktoje daten.

Ai ka thene se aktualisht mes partive ka qendrime te ndryshme per kohen kur kosovaret duhet tu drejtohen kutive te votimit.

Te gjithe ne nje forme ose ne nje tjeter kane rene dakord qe te respektohet ligji dhe Kushtetuta por ka kerkesa te ndryshme qe zgjedhjet te mbahen ne fillim te shkurtit ne mes te shkurtit ose ne fillim te marsit. Megjithate ne do te kemi konsulta edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor qe te dime me saktesi se cili eshte afati optimal per te ngritur institucionet qe dalin nga zgjedhjet e lira ka deklaruar Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›