E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosova, ende pa president/ 63 vota për kandidaten e LVV, Feride Rushiti. Opozita bojkotoi votimin

Në Kuvendin e Kosovës u mbajt raundi i parë i votimit për President, ndonëse në sallë nuk janë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.

Në mesin e dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Në sallë të pranishëm ishin 64 deputetë ndërsa opozita e ka bojkotuar seancën.

Deputetët kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin kreun e ri të shtetit. Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›