Kosova, fitore me përmbysje ndaj Armenisë

Kosova ka arritur të marrë një fitore 5-2 ndaj Armenisë në miqësoren e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një fitore me përmbysje për të besuarit e trajnerit, Franco Foda, të cilët duhet thënë se nuk e nisën me këmbën e mbarë këtë sfidë.
Në minutën e 8-të armenët kaluan në avantazh, një goditje e Tiknizyan u devijua në portë nga portieri, Amir Shaipi. Megjithatë, “Dardanët” arritën të vendosin barazpeshën në minutën e 23-të me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Dellova.
Armenët edhe njëherë në avantazh, gol i realizuar nga Spertsyan në minutën e 29-të për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.
Por pjesa e dytë foli e gjitha për përfaqësuesen e Kosovës. Në minutën e 61-të, Vojvoda barazoi rezultatin me një penallti të fituar nga Zabërgja, ndërsa Emërllahu realizoi golin e avantazhit 10 minuta më vonë. Në fund Albion Rrahmani realizoi dopietë(90’ dhe 93’) për rezultatin përfundimtarë 5-2.