E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, gati për festën e pavarësisë

Me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, krerët e institucioneve të vendit kanë parashikuar aktivitete të ndryshme.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne, ku do të flasin kryeparlamentari Jakup Krasniqi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Presidentja Jahjaga organizon edhe pritjen tradicionale me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në këto aktivitete behët e ditur se janë ftuar mysafirë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë.

Më 17 shkurt, kremtimet pritet të nisin në orën 11:00, me parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sheshin "Nëna Terezë", ndërsa qytetarëve do t`iu drejtohen Jahjaga dhe Thaçi.

Zyrtarë nga kabineti i kryeministrit bëjnë të ditur se me rastin e katërvjetorit të shtetësisë, kreu i ekzekutivit do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

Që nga 17 shkurti i 2008-ës, pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›