E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me buxhet te pamiratuar

Me te zeshmit per rrezikun e mosmiratimit te buxhetit nga ana e parlamentit te Kosoves jane perfaqesuesit e partise me te madhe ne pushtet PDK-se. Bedri Hamza zevendesminister i ekonomise dhe financave thote se buxheti i Kosoves akoma nuk eshte miratuar ne qeveri per faktin qe ne ekzekutiv mungojne gjashte ministra te LDK-se. Ministria e ekonomise dhe financave e ka pergatitur buxhetin mirepo ne mungese te ministrave eshte veshtire qe ky buxhet te aprovohet. Zhvillimet qe kane ndodhur dhe mund te ndodhin ne ditet ne vijim e lene mundesie e hapur qe buxheti te mos mund te miratohet ne vitin 2010 por te pritet qeveria e re dhe kuvendi i ri qe ta aprovojne buxhetin per vitin 2011 thote Bedri Hamza.

Nga ana tjeter kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu thote se kjo parti nuk do te bllokoje punen e institucioneve te Kosoves mirepo nuk jep shpjegim te qarte nese deputetet aktual te kesaj partie do ta votojne buxhetin per vitin e ardhshem. LDK nuk ka asnje qendrim qe te bllokoje punen e institucioneve te Kosoves. Ajo vazhdon te mbetet ne te njejtin qendrim se te gjitha punet qe kane te bejne me proceset te perbashketa pe shtetin do te jete partnere e bashkepunimit ne parlament thote Fatmir Sejdiu.

Ekspertet e ekonomise nga ana e tyre thone se ngerci politik dhe mosmiratimi i buxhetit te Kosoves mund ta sjelle vendin ne situate emergjente qe megjithate ka zgjidhje por te pafavorshme. Disa nga zgjidhjet ne situata te tilla i shpjegon per programin tone Ibrahim Rexhepi ekperte i ekonomise. Ligji lejon mundesine qe edhe nese nuk miratohet buxheti ne afatin e parapare gjate tre muajte e pare te vitit te ardhshem te shfrytezohet nje e dymbedhjeta e buxhetit te vititit 2010. Mirepo edhe per kete nevojitet nje vendim qofte edhe formal i parlamentit te Kosoves per te hyre ne zgjidhje emergjente thote Ibrahim Rexhepi.

Zoti Rexhepi thote se ceshtja e buxhetit nderlidhet drejperdrejte me funksionimin e qeverise dhe parlamentit qe ne situaten ne te cilen ndodhet Kosova buxheti nderlidhet drejperdrejt me kohen e mbajtjes se zgjedhjeve ne Kosove. Ibrahim Rexhepi thote se vonesat ne miratimin e buxhetit rrezikojne investimet kapitale mirepo nuk rrezikohen pagat e punonjesve te administates. Agjencionet buxhetore mund te shfrytezojne nje sasi te mjeteve do te thote nje shume e cila eshte e barabarte me shpenzimet vjetrore te vitit paraprak duke mbuluar shpenzimet qofte te pagave apo te nevojave emergjente por nuk mund te kete rritje thote Ibrahim Rexhepi.

Zyra civile nderkombetare nga ana e saj akoma nuk ka qendrim rreth ceshtjes se buxhetit te Kosoves per faktin qe eshte ne pritje te zhvilimeve ne kuvendin e Kosoves. Ne rast te mosmiratimit te buxhetit nga ana e kuvendit kjo zyre e cila eshte e ngarkuar te mbikqyre zbatimin e planit te Marti Ahtisarit ka kompetence ekzekutive qe me nje vendim te shefit te saj Peter Faith ta miratoje buxhetin deri me 31 dhjtor te ketij viti ne menyre qe vendi te mos hyje ne vitin e ri fiskal pa nje buxhet te miratuar.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›