Kosova, nesër mbledhje në Këshillin e Sigurimit, nuk priten ndryshime

Prishtinë, 2 gusht, NOA Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës, më 3 gusht, mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, e kërkuar nga Rusia, kryesuesja e radhës e KS-it.
Kjo mbledhje rutinë për autoritetet në Prishtinë nuk pritet të sjellë ndryshime.
Në këtë takim ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiç, priten bisedime të njohura edhe më parë pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Ne nuk besojmë se do të ndodhë diçka dramatike në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill tashmë është shndërruar në një arenë, ku përballen oponentët dhe mbështetësit e pavarësisë. Fatmirësisht, numri i mbështetësve tanë çdo ditë po vjen duke u rritur dhe ne, çdo ditë e më shumë po prodhojmë argumente në dobi të shtetësisë sonë, tha zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.
Vetë analistët kosovarë, mendojnë se kjo mbledhje bëhet pikërisht për të zbehur rëndësinë e mendimit të GJND-së, për pavarësinë e Kosovës, por, ata theksojnë se Mendimi i GJND-së do të mbetet ashtu siç është dhe do të perceptohet me ligjshmërinë e shtetësisë së Kosovës.
Sipas analistit Agim Qirezi në favor të Kosovës do të jenë të gjithë anëtarët e tjerë të OKB-së, dhe përpjekjet e Serbisë dhe të aleatëve të saj nuk do të kenë ndonjë efekt pozitiv për kundërshtarët e Kosovës.
Zëvendësministrja e Jashtme, e Kosovës, Vlora Çitaku, tha ndër të tjera se rezoluta eventuale, që do të miratohet në këto diskutime të OKB-së, do të reflektojë mendimin e GJND-së, i cili nënvizoi se pavarësia e Kosovës nuk shkeli të Drejtën Ndërkombëtare. Serbia pas hartimit të rezolutës për Kosovën, në mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit në Beograd, tashmë e ka depozituar atë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë rezolutë që pritet të diskutohet nesër Serbia bën thirrje për bisedime të reja për statusin e Kosovës, ndërkohë që edhe Bashkimi Evropian, në kundërshtim të kësaj resolute të Serbisë, mësohet se ka hartuar një tjetër projekt-rezolutë për mendimin e GJND-së, që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/27962-kosova-neser-mbledhje-ne-keshillin-e-sigurimit-nuk-priten-ndryshime","title":"Kosova, nesër mbledhje në Këshillin e Sigurimit, nuk priten ndryshime","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")