E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosova pa viza në Shengen, Begaj: E vonuar, por arritje e merituar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të hënën përmes rrjeteve sociale qytetarët e Kosovës, të cilët, prej datës 1 janar 2024, lëvizin pa viza drejt 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Begaj uron që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Presidenti Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›