E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova për FBI është Serbi

Vitin e kaluar Byroja Federale e Hetimeve (FBI-ja), kishte ardhur nga Amerika në Kosovë për ta hetuar vdekjen e dyshimtë të ish- shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Hasanaj.

Mirëpo FBI nuk e njeh Kosovën si shtet dhe as që e ka në hartë në shtetet e Evropës.

Në faqen zyrtare të FBI aty ku janë edhe shtetet e ish- Jugosllavisë, Kosova është bashkë me Serbinë në hartë.
Analisti për çështje të sigurisë Avni Islami, tha për Standardi.info se këso lëshimesh nuk duhet të bëhen nga një organizatë e besueshme.



“Një organizatë e fuqishme siç është FBI, në rastin konkret nuk është dashur që të lëshoi këso gabimesh, sepse pikat që janë të shpërndara nëpër Evropë janë shumë mirë të specifikuar, dhe ato pika ( qendra) që i mbulojnë ato shtete i kanë të ndara territoret dhe të gjitha masat operative që i ndërmerr shkojnë nga territoret e caktuar”, tha ai.

“Këtu rast specifik siç duket është Kosova e cila gjendet në harta së bashku me Serbin . Kjo ka ndikime jashtëzakonisht të këqija sepse në kriminalitetin transicional të cilat kryhen në Serbi do të evidentohen edhe si bashkëpjesëmarrëse të Kosovës”, tha Islami.

Mirëpo ndryshe nga FBI, CIA (Central Intelligence Agency), e njeh Kosovën, madje nëse kërkon në faqen e tyre në internet të del kryeqyteti i Kosovës.

Poshtë hartës është një legjendë e kapur që shkruan për shtetin e Kosovës.
Harta tregon për historikun e Kosovës që nga kohërat e lashta e deri tek zhvillimi dhe ndërtimi i shtetit.

Tregon edhe për etnitë që jetojnë në Kosovë, për gjuhët dhe kulturën./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›