Kosova, sot e gjitha në këmbë, S për SOVRANITET

Prishtinë, 14 Shtator NOA Nën organizimin e 22 organizatave shoqërore që veprojnë në Kosovë, sot në mesditë do të mbahet demonstrata gjithëpopullore kundër protokolleve EULEX-Serbi dhe kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës. Kjo demonstratë është për sovranitet.
Përfaqësuesit e organizatave që e kanë thirrur demonstratën mbajtën sot konferencën e fundit për shtyp para demonstratës ku ata e shpalosën trajektoren dhe disa nga parullat që do të mbahen nesër në demonstratë.
Demonstrata do të fillojë në ora 12:00. burime nga Lëvizja Vetëvendosje, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se do të nisemi nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë për të vazhduar rrugës Eqrem Çabej deri te Menza e Studentëve.
Prej aty, vijuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes, do të kthejmë rrugës Agim Ramadani për të vazhduar drejt objekteve të Institucioneve të Kosovës: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.
Tubuesit aty do të ndalen dhe do të mbajnë dy fjalime nga dy përfaqësues të organizatave bashkorganizuese të demonstratës.
Pas fjalimeve do të vazhdohet nëpër Bulevardin Nënë Tereza, deri te Hoteli Grand ku do të bëhet kthimi në drejtim të rrugës Garibaldi deri në prekjen e kësaj rruge me rrugën Luan Haradinaj.
Këtu, është dhe ndalesa e dytë te selia qendrore e EULEX-it. Edhe këtu do të jenë dy fjalime nga përfaqësuesit e organizatave.
Grupi i Organizatave Shoqërore kumtoi se përveç fjalimeve demonstruesit do të mbartin në dorë edhe pankarta me parulla kundërshtuese.
/a.b/e.r/NOA/
Disa prej parullave të shkruara nga organizatat që kanë thirrur demonstratën janë:
Bac u KRYmb
Bac u kry E shitën Kosovën
EULEX Made in Serbia
Kosova në BE - Jo nën BE
Kosova në BE pa EULEX
Protokollet i shtojnë dhe trashin lidhjet e Kosovës me Serbinë
Serbisë viza për udhëtim - Thaçit udhërrëfyes për nënshtrim
Institucionet lejojnë - Protokollet vazhdojnë
Protokollet janë zbatim i 6 Pikëshit
Kosova në BE, jo nën BE
JO EULEX
POSHTË R1244
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")