E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KosovaPress nën sulme kibernetike

PRISHTINË, 29 nëntor /ATSH/ Agjencia e Lajmeve KosovaPress po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike.

Sipas KosovaPress këto sulme po e bëjnë më të vështirë punën e mediumit.

Rrjedhimisht, e kemi rritur sigurinë e hyrjes në faqe dhe si shkak i kësaj, qasja në ueb faqen e KosovaPress-it është më e ngadaltë, ndaj për këtë arsye mediumi kërkon mirëkuptimin e lexuesve.

KosovaPress shprehet se Departamenti i Lajmeve mbetet i përkushtuar të sjellë në kohë të shpejtë të gjitha zhvillimet e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që KosovaPress përballet me sulme të tilla.

Këto sulme godasin direkt fjalën e lirë dhe përpjekjet për të sjellë para lexuesve dhe klientëve informacionin e saktë dhe të besueshëm.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›