Kosovë – Kurti më i votuari, mori 337 101 vota

PRISHTINË 6 mars/ATSH/ Të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ-ja është e detyruar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultatit paraprak të këtyre zgjedhjeve kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në zgjedhjet përgjithshme 2025, ka marr 337 101, duke u bërë kështu personi më i votuar në Kosovë, teksa LVV ka arritur të fitoj 396 022 vota .
Sipas këtyre rezultateve Albin Kurti e ka kaluar me vota presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila si lidere e Listës Guxo në zgjedhjet e vitit 2021 ishte personi më i votuar në Kosovë me 300 mijë e 788 vota.
Ndryshe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Vjosa Osmani, kishte garuar në kuadër të listës së Vetëvendosjes ndërsa kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk ishte lejuar që të garojë për deputet, për shkak të një dënimi të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit.
/Kosovapress/