E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj shqiptarëve

PRISHTINË, 24 janar/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh., i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullsisë civile.

I pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e  tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marrë pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›