Kosovë – Shqipëri një parlament, mbledhja e përbashkët mbahet në 20 dhjetor

Më 20 dhjetor do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes dy parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë seancë, e cila është e dyta pas asaj të vitit 2022, do të jenë të pranishëm 130 deputetë. Nga Tirana do të udhëtojnë 60 prej tyre, ndërsa nuk do të mungojnë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.
Sipas kryeparlamentares Elisa Spiropali, mbledhja do të shërbejë për realizimin e objektivave strategjike mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, si dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon. /vizionplus.tv