E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë- Policia heq në Leposaviç kamerën ilegale të lidhur me strukturat paralele

PRISHTINË, 21 janar /ATSH/ Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviçit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele.

Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët.

Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›