Kosovë, 4 opsione për postin e presidentit

Në Kosovë janë katër opsione për marrjen e postit të presidentit të Republikës, që do zgjidhet me formimin e koalicionit qeveritar që do kryesohet nga Hashim Thaçi.
Sipas mediave kosovare, e cila i referohet burimeve ndërkombëtare, kandidatura më e privilegjuar është ajo e Edita Tahirit.
“Zgjedhja e saj do të ishte një zgjidhje e mirë në këtë moment jo të lehtë për Kosovën”, ka deklaruar një burim ndërkombëtar për “KD”.
Ndërkohë, kandidatët e tjerë janë Blerim Shala, Agim Ceku dhe Veton Surroi, ndërkohë që kandidatura e Behxhet Pacollit konsiderohet si e papranueshme.
Mediat theksojnë se opsioni për një femër presidente është mbështetur hapur nga zyrtarët ndërkombëtarë, në veçanti nga kreu i ICO-së, Piter Feith.