Kosovë/ Aksident i rëndë Gjakovë, pesë të lënduar, mes tyre një grua dhe një fëmijë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Zhur të Gjakovës, ndërsa dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, të lënduarit janë paraqitur në Emergjencën e spitalit.
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, gruaja dhe fëmija janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku do të marrin trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, tre personat e tjerë po trajtohen në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa personi i tretë në Repartin e Kirurgjisë.
Sipas autoriteteve spitalore, gjendja e përgjithshme e tre pacientëve që po marrin trajtim në Gjakovë është stabile.