E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Ambasadori Selimi del sot para gjykatës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi do të dalë para Gjykatës në Prishtinë pasi akuzohet nga prokurorët e EULEX-it për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza të rënda të lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve edhe ndaj diplomatit kosovar dhe zyrtarë të larte të Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Shqiperi, Sylejman Selimin, deputeti i PDK-së Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skënderaj, ish-truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Geci, Sahit Jashain, Ismet Haxhën do të të dalin para gjykatës, e cila do të vendos nëse të dyshuarit do mbahen në paraburgim apo do të lihen te lirë.

Policia e EULEX-it në bashkëpunum me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës kanë ngritur akuza ndaj shtate ushtareve për krime lufte kundër popullsisë civile.

Misioni i EULEX është fokusuar në punën e tij për zbardhjen e krimeve të luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›