E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Arrestohet nje serb i dyshuar per vrasjen e nje shqiptari

Ne Kosove zyrtaret e policise thane se kane arrestuar nje pjesetar te komunitetit serb nen dyshimin per vrasjen e nje 14 vjecari te perkatesise kombetare shqiptare.

Leutrim Musliu nga fshati Uglar i komunes se Gjilanit ne Kosoven lindore i lindur ne vitin 1997 u vra ne rrethana te paqarta derisa bashke me te atin po bartte dru nga nje pyll i atij fshati. Ai u qellua me arme zjarri ndersa ne te njejten kohe u vrane edhe kafshet qe po terhiqnin qerren ku ndodhej viktima.

Policia tha se ne kuader te hetimeve eshte arrestuar nje pjesetar i komunitetit serb nga fshati Pasjan i po te njejtit rajon. I arretsuari eshte i lindur ne vitin 1967 ndersa nuk eshte bere i ditur identiteti I tij. Gjate bastisjes atij i jane gjetur dhe konfiksuar edhe arme e municione.

Policia nuk ka dhene hollesi te tjera rreth motiveve te mundshme te ketij rasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›