E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, Ceku lideri politik me i perkrahur

Ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku vazhdon te jete personaliteti me i votuar dhe perkrahur nga qytetaret e Kosoves.

Sipas nje sondazhi te realizuar nga “Index Kosova” ne lidhje me disponimin politik te qytetareve te Kosoves, menjehere pas Cekut renditet presidenti Sejdiu.

Sipas anketes, lideri i trete me i perkrahur ne vend eshte Ramush Haradinaj i AAK-se, ndersa lideri i partise me te madhe PDK, aktualisht kryeminister i Kosoves, Hashim Thaçi vjen pas tij.

Me tej renditen Albin Kurti i levizjes “Vetevendosje”, Behxhet Pacolli i AKR-se, publicisti Veton Surroi, etj.

Sondazhi tregon gjithashtu se papunesia mbetet problemi kryesor per kosovaret, ndersa korrupsioni ka filluar te dale ne pah mes problemeve dytesore.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›