E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove De Marnac nis detyren ne krye te EULEKS. Te sundoje ligji ne veri

Shefi i ri i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac ne diten e tij te pare te punes ne krye te ketij misioni tha se prioritetet kryesore do te jene rivendosja e sundimit te ligjit ne veri te Kosoves dhe vazhdimi i luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Keto komente kreu i EULEX-it i beri pas takimeve te ndara qe zhvilloi me ushtruesin e detyres se Presidentit Jakup Kransiqi dhe me kryeministrin Hashim Thaci.

Eumlshte e vertete se ne veri ka sfida te medha dhe une do te shkoj atje sa me pare qe mundem. Do ti ve ne funksion kontaktet qe kam pasur me disa njerez atje gjate punes sime te meparshme ne Kosove. Do te ndertoje raporte te mira me njerezit kryesor atje per ti shtyre gjerat perara. Synimi im kryeosr eshte qe te fuqizoj ndikimin prezencen dhe rolin EULEX-it ne sundimin e ligjit ne veri tha de Marnhac.

De Marnhac tha se se do te vazhdoje bashkepunimi i EULEX-it me institucionet e Kosoves per promovimin dhe konsolidimin e rendit dhe ligjit ndersa mori edhe perkrahjen e kryeministrit Hashim Thaci per realizimin e ketij qellimi.

Qellimi yne i perbashket edhe i Qeverise se Kosoves por edhe i EULEX-it eshte qe te kemi sundim te ligjit lufte te pa kompromis kunder kontrabandisteve kunder njerezve te krimit te organizuar ne menyre qe te kemi sundim te plote te ligjit funksionim te gjykates e ne te njejten kohe te vazhdojme formimin e komunes se re dhe organizimin e zgjedhjeve te lira tha Thaci.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›