E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove EULEX rrit pranine ne veri

Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ka rritur praninë e tij në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve të nxitura nga atentatet e komunitetit serb ndaj atij shqiptar.

Sipas raportimeve të “RTK”, EULEX ka rritur numrin e patrullave në fshatrat e Mitrovicës dhe në veri të saj, që është dhe zona më problematike.

Përmes një komunikate për shtyp, misioni evropian ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me misionin e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës.

Edhe misioni i NATO-s nga ana e tij ka rritur patrullimet dhe është shprehur i gatshëm t’i dërgojë ato në ndihmë të kolegëve të EULEX-it, nëse do të jetë e nevojshme.

“Është me rëndësi që të gjitha komunitetet të ruajnë qetësinë gjatë kësaj kohe dhe të respektojnë rendin dhe ligjin”, ka deklaruar KFOR-i.

Qëllimi i kësaj pranie të shtuar është që komuniteteve t’u ofrohet ndjenja e sigurisë si dhe të shtohet siguria publike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›