E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Finlanda redukton paqeruajtesit

Ministri finlandez i Mbrojtjes Jyri Hakamies ka deklaruar se vendi i tij ka ne plan reduktimin e paqeruajtesve qe veprojne ne kuader te KFOR-it ne Kosove nga 50 ne 20.

Deklaraten e tij Hakamies e beri gjate nje takimi me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler ku vleresoi se Kosova ka hyre ne rrugen e duhur drejt stabilitetit.

Deshirojme te bejme pergezimet tona per situaten aktuale. Paqja tani eshte e qendrueshme. Ne do te mbajme ketu rreth 20 paqeruajtes por KFOR-i eshte nje histori suksesi dhe Kosova eshte shembull se mund te arrije rezultate pavaresisht veshtiresive ka pohuar Hakamies.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›