Kosove Isa Mustafa kryetari i ri i LDK

Kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa qe nga dita e sotme eshte edhe kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Kuvendi i shtate i kesaj partie vendosi me shumice votash per zotin Mustafa i cili konkuroi perballe kryetarit te deritashem te kesaj partie Fatmir Sejdiu. Isa Mustafa mori 235 vota kundrejt zotit Sejdiu i cili fitoi 124 vota te delegateve te kuvendit. Menjehere pas fitores zoti Mustafa hodhi propozimin qe zoti Sejdiu te jete kryetar nderi i Lidhjes Demokratike te Kosoves qe u miratua njezeri nga delegatet. Zoti Mustafa beri thirrje me kete rast per ribashkimin e te gjitha atyre qe ishin larguar nga kjo parti dhe u zotua se do ta shnderroje Lidhjen Demokratike te Kosoves ne partine e pare te vendit.
Pas zgjedhjes se tij ne postin e Lidhjes Demokratike te Kosoves zoti Mustafa tha se do te jete edhe bartes i listes se kesaj partie ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Isa Mustafa i lindur ne vitin 1951 eshte doktor e shkencave ekonomike. Gjate viteve 90-te ishte pjestar i qeverise se Kosoves ne mergim ndersa pas luftes ishte pjese e veprimtarive politike qe cuan ne zgjedhjen e tij ne postin e kryetarit te Prishtines ne vitin 2007 dhe rizgjedhjen e tij ne vitin 2009. Ai i shqua gjate kesaj kohe si nje nga kundershtaret kryesor te koalicionit qeverises ndermjet partise se tij dhe Partise Demokratike te Kosoves.
Zgjedhja e tij ne postin e kryetarit te Lidhjes Demokratike pasoi zhvillimet politike qe cuan ne organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme per 12 dhjetorin e ketij viti. Ne fund te muajit tetor ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dha doreheqjen nga ky post pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se ai kishte shkelur kushtetuten e vendit duke mbajtur njekohesisht postin e presidentit dhe ate te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ky veprim u pasua nga vendimi i kesaj partie qe te terhiqet nga koalicioni me Partine Demokratike qe coi ne rrezimin e qeverise dhe shpalljen e zgjedhjeve te jashtezakonshme.
Shpallja e zgjedhjeve pershpejtoi edhe pergatitjet e partive politike dhe rrjedhimisht edhe te mbajtjes se kuvendit te Lidhjes Demokratike te Kosoves i cili ishte caktuar fillimisht per daten 23 dhjetor qe eshte edhe pervjetori i themelimit te saj. Zhvillimet politike shtuan shqetesimet e drejtuesve te kesaj partie per mundesine e ndarjeve te reja brenda saj. Ish ministri i shendetesise ne qeverine e Kosoves Bujar Bukoshi dhe Uke Rugova i biri i presidentit te ndjere te Kosoves Ibrahim Rugova tashme kane shpallur nje nisme te vecante te njohur si LDK Ibrahim Rugova per te marre pjese ne zgjedhje. Por ata kane paralajmeruar se mund te rikthehen ne radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne rast se Fatmir Sejdiu nuk do te jete drejtues i saj.