E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Mediat Veriu qeveriset nga ruset

Zona veriore e Kosoves administrohet nga zyrtare ruse te cilet punojne ne radhet e UNMIK-ut dhe kane lidhje me strukturat paralele serbe.

Denoncimi eshte bere nga mediat kosovare sipas te cilave stafi i administrates nderkombetare ne veri perbehet nga kater misionare nga Rusia nje nga Ukraina nje serb nga Kroacia dhe nje zyrtare me mbiemer sllav por me nenshtetesi gjermane.

Vladimir Anokhin nga Rusia eshte ushtrues i detyres se shefit te administrates nderkombetare ne veri te Mitrovices. Lilia Galieva po nga Rusia eshte perfaqesuese komunale e UNMIK-ut ne Leposavic ndersa rusi i trete Vladimir Grmovov eshte perfaqesuesi i UNMIK-ut ne Zvecan shkruan gazeta Koha Ditore ne numrin e sotem te saj.

Sipas saj tre ruset kane si keshilltar Andrei Efimov qe vjen direkt nga Ministria e Puneve te Jashtme e Rusise. Burimi shton me tej se dega e UNMIK ka edhe zyrtare te tjere te cilet nuk vijne nga vende mike te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›