Kosove PDK ne Gjakove LDK ne Prizren

PDK dhe LDK vazhdojne fushaten e tyre elektorale. Kryeministri Thaci premtoi hapjen e nje universiteti publik ne Gjakove ndersa LDK deklaron se nuk premton investime te cilat nuk mund te realizohen.
Kryeministri dhe kryetari i PDK-se premtoi para elektoratit gjakovar hapjen e nje universiteti publik.
Do te angazhohem per ndertimin e shtetit tone demokratik e une kam besim se Gjakova do te jete shembull i mobilizimit e angazhimit dhe votes per PDK. Ne kemi vendosur qe nga tetori i vitit te ardhshem te hapim Universitetin e Gjakoves deklaroi Thaci ne fjalen e tij.
LDK zgjodhi Prizrenin si ndalesen e radhes elektorale. Para simpatizanteve e mbeshtetesve kreu i kesaj partie Isa Mustafa premtoi zhvillim ekonomik e integrim te Kosoves ne BE.
Ne koalicionin duhet ta bejme me ju sepse ju na jepni voten e ne do te permbushim te gjitha detyrimet angazhimet e premtimet qe u japim sot deklaroi kreu Mustafa.