E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Pacolli nuk merr pjesë në pranim–dorëzim të detyrës

Behgjet Pacolli nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit, ka njoftuar AKR-ja.

Sipas njoftimit, zoti Pacolli nuk mund ta bëjë dorëzimin e detyrës te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, “duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 1 prill 2011”.

Sipas AKR-së, ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashmë e ka filluar ushtrimin e detyrtës së presidentit, prandaj Behgjet Pacolli, e sheh të panevojshme pjesëmarrjen në ceremoninë e pranim-dorëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›