E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi/ Stoltenberg: Të zhgënjyer që nuk kishte një zgjidhje. Të shmanget përshkallëzimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas takimit të dy krerëve të shteteve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Stoltenberg shprehet i zhgënjyer që nuk pati një zgjidhje për marrëveshjen e targave.

Përmes një reagimi në Twitter, kreu i NATOS-s kërkon përgjegjësi dhe shmangie të përshkallëzimit nga të dyja palët.

“Bisedova me@JosepBorrellF.  Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.

@NATO_KFOR  mbetet vigjilent.”– shkruan Jens Stoltenberg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›