Kosove-Serbi plagosen 5 shqiptare ne kufi

Pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit në fshatin Mirofc të komunës së Podujevës, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 minuta të së dielës dhe dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa personave që kanë qenë duke prerë dru dhe disa personave nga ana serbe e kufirit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit një mashkull shqiptar dyshohet se është plagosur rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Po sipas Policisë së Kosovës, nga informacionet nga terreni, në emergjencën e Podujevës është paraqitur dhe personi i dytë që është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në të njëjtin rast. Personi është plagosur në këmbë dhe sipas ekipeve mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishte raportuar për dy persona të plagosur nga armët e zjarrit, por më vonë sipas Policisë së Kosovës ka rezultuar se edhe 3 persona të tjerë kanë pësuar lëndime në këtë shkëmbim zjarri, ndërsa 1 tjetër është lënduar gjatë ikjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me këtë rast. / Top Channel