E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Sot fillon nga puna misioni i EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, i njohur si EULEX, fillon sot zyrtarisht punën e tij në Kosovë. Zyrtarët e këtij misioni thanë se, që ditën e parë, ata do të shtrihen në tërë Kosovën, përfshirë edhe veriun e saj, skenë e kundërshtimeve të ashpëra ndaj pavarësisë së Kosovës. Fillimi i punës së EULEX-it duhet të shënojë edhe përmbylljen e Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka administruar Kosovën që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.//lk

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›