E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë/ Të shtunën përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Këtë të shtunë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri në përpjekjen e radhës për të finalizuar konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si pasuese të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit.

Në seancën e fundit, duke parë disa dështime radhazi, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses.

Sipas tyre, nëse votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetët s’do të kenë presion dhe do të votojnë më lirshëm.

Votimin e fshehtë edhe në seancën që do të mbahet sot në orën 10:00 e ka paralajmëruar edhe deputeti Hekuran Murati, i cili përmes një reagimi në orët e vona të së premtes i kërkonte opozitës që ta përkrahin kandidaturën e Haxhiut për kryeparlamentare dhe sugjeronte mënyrën e fshehtë të votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›