E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi fton deputetët të ratifikojnë marrëveshjen

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshjen e parë ndërshtetërore.

Ai tha se para deputetëve të Kosovës se kjo Marrëveshje 15 pikëshe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Thaçi ndër të tjera tha se kjo marrëveshje sipas tij i hap rrugë stabilitetit si dhe mundëson një sistem unitar ligjor se dhe respektohet  Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar sot 16 përfaqësues të Vetëvendosjes të cilët nuk lejonin deputetët të hynin në Kuvend.

Ndërsa Ambasada amerikane përmes një deklarate për mediat njoftoi se sot në mëngjes ambasadorja Tracey Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në deklaratë thuhet se vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, ndërsa tentonin të hynin në ndërtesë.

Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›