E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove arrestohet Zharko Veselinoviccedil

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, ka arrestuar në veri të Kosovës dy persona të përkatësisë etnike serbe.

Mësohet se të hënën pas orës 15 është arrestuar Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviç, i njohur për kontrabandë me derivate dhe gjëra të tjera në veriun e Kosovës, dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Siç mësohet nga burimet, Zharko Veselinoviç është arrestuar në pompën e tij të  derivateve në fshatin Rudarë të Zveçanit, që ndodhet në veri të Kosovës, ku disa serbë kanë bërë qëndresë gjatë arrestimit të tij, duke shkatërruar dy automjete të EULEX-it. Pas këtij arrestimi strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë aktivizuar alarmin dhe qyetetarë të shumtë serbë janë nisur në drejtim të fshatit Rudarë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›