E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, asgjësohen 215 kg drogë

Rreth 215 kilogram substanca narkotike përfshirë heronië dhe marihuanë të grumbulluara që prej përfundimit të luftës në Kosovë u asgjesuan në prani të medias në bazën më të madhe të KFOR-it, në Bondsteel.

Veç substancave narkotike, pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë dhe forcat e FSK-së kanë asgjësuar edhe mbi 22 mijë fishekë dhe disa armë të llojeve të ndryshme që janë konfiskuar nga policia gjatë periudhës 10 vjeçare të pasluftës.

Policia e Kosovës dhe FSK-ja falenderojnë KFOR-in për bashkëpunimin në krijimin e një klime më të sigurtë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›