E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, dy marrëveshje me Serbinë në nëntor

Grupet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia në takimin e ndërmjetësuar nga BE, kanë rënë dakord në Bruksel për datat e zbatimit të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale.

Sipas gazetës Ekspres, është shpërndar në mediat kosovare një komunikate ku thuhet se lidhur me marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit kadastral, ekspertët e të dyja vendeve kanë rënë dakord që më 20 nëntor 2011 ta aprovojnë planin për implementim, dhe po ashtu të fillojë me zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje, sqarohet në komunikatë, Serbia obligohet t`i kthejë dokumentet kadastrale të marra nga Kosova gjatë luftë. Ndërsa, Kosova, thuhet se merr obligime të kompletojë sistemin e vet kadastral si dhe në mënyrë të veçantë t`i zgjidhë çështjet kontestuese kadastrale konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe standardeve evropiane.

Ndërkaq, sipas njoftimit të qeverisë, në takimin për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë përafruar qëndrimet mes palëve rreth planit të zbatimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›