E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, gjenden te vdekur dy serbe

Dy serbë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Krilevë të Komunës së Kamenicës.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, konfirmoi për Top Channel se në fshatin Krilevë të Kamenicës, fshat me shumicë shqiptare, janë gjetur të vdekur dy pleq në oborrin e shtëpisë së tyre.

Policia: Nuk ka shenja dhune 

Zedhenesi i Policise per rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se nga keqyrja e pare e viktimave, rezulton se nuk ka shenja dhune.

Sipas Hashanit, dyshohet se vdekja mund te kete ardhur per shkaqe te natyrshme.

Trupat e te moshuarve do te dergohen ne Prishtine, ne Qendren Klinike Universitare, ku do t'iu behet ekspertiza mjeko-ligjore.

Banoret shqiptare te fshatit Krileve, thone se cifti serb ishte ndihmuar vazhdimisht nga bashkefshataret dhe se kjo ka qene arsyeja qe ata te jetonin ne nje zone me popullsi shqiptare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›