Kosovë, hidhet në erë një makinë, mediat serbe: I përket ministrisë së Arsimit të Serbisë

Mitrovicë, 25 dhjetor NOA Një automjet është hedhur sot në erë nga persona ende të panjohur në Mitrovicë të Kosovës.
Dëshmitarë të rastit lajmëruan policinë se në orët e para të ditës së sotme në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një lëndë shpërthyes në drejtim të një automjeti. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Sami Mehmeti, ende nuk dihet nëse makina i përket Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ashtu siç kanë njoftuar mediat serbe. Incidenti i sotëm pason atë të një dite më parë, në lagjen Kodra e Minatorëve, në veri të qytetit, kur në oborrin e shtëpisë së një pronari shqiptar është hedhur një mjet shpërthyes. Ndërkohë që në të dyja rastet nuk raportohen të lënduar në njerëz.