E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, më 17 shtator jepet verdikti për Rastin Kleçka

Procesi gjyqësor për Rastin Kleçka po shkon drejt fundit. Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, i cili ka thënë se më 17 shtator do të jepet verdikti i gjykatës.

Sipas tij, nesër prokurori Salustroi do të paraqes fjalën përfundimtare, ndërsa më pas fjalën do ta ketë mbrojtja.

Avokati Gashi u shpreh optimist për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftatarëve të tij.

Mbrojtja e Limajt është e bindur se mund të ketë vetëm aktgjykim lirues për Limajn dhe 9 bashkëluftëtarët e tij. Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të Ligjit dhe drejtësisë është ditur nga dita e parë, ka thënë Tomë Gashi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›