Kosove merkato politike para zgjedhjeve

Dite me pare Aleanca Kosova e Re qe drejtohet nga Behxhet Pacolli arriti qe nen nje cati ti sjelle dy partite e pensionisteve te Kosoves.
Ndersa te enjten ne Vetevendosje kaluan se fundmi 5 subjekte politike.
Ne AAK shkuan edhe deputetet e pavarur nga legjislacioni i fundit Driton Tali e Naim Rrustemi.
Kurse lista me e perfolur LDKndashIbrahim Rugova te merkuren nenshkroi koalicion parazgjedhor me AAK-ne e Ramush Haradinajt ndonese me se shumti pritej qe djali i Ibrahim Rugoves Uka te ishte ne listen e ish partise se te atit ne LDK.
Ndersa as ne kete te fundit nuk kane munguar kalimet e personaliteteve te ndryshme. Madje listave te partive politike si asnjehere me pare u jane bashkuar edhe gazetaret.
As partia e Hashim Thacit nuk ka heshtur kur behet fjale per sic thuhet prurje te energjive te reja.
Pak a shume keto gjera i degjojne cdo dite qytetaret e Kosoves. Ne te tilla raste ne konferencat e partive politike zakonisht perdoret shprehja pothuajse e njejte Ne po fuqizohemi ne te mire te Kosoves.
Por analisti politik Halil Matoshi nuk i beson kesaj retorike. Ai thote se problem i kesaj eshte mosprofilizimi i partive politike.
Nuk eshte krijuar e majta e djathta ose qendra. Programet e te gjitha partive jane te ngjashme dhe kalimet nga nje bllok tek tjetri behen per te mbetur ne skenen politike dhe jo per te fuqizuar shtetin dhe politiken deklaron Matoshi.
Sidoqofte e gjithe kjo qe po ndodh ne Kosove diteve te fundit mund te shpjegohet edhe me fjalorin e merkatos se futbollit.
Ndonese afati kalimtar per futbollistet por edhe i huazimeve zakonisht ndodh pas perfundimit te cdo sezoni futbollistik ne politiken kosovare kalimet e politikaneve nga njera ne tjetren parti ndodh sa here qe pritet te votohet.