Kosovë, miratohet rezoluta për bisedimet

Kuvendi i Kosovës me 63 vota pro, 48 kundër dhe 1 abstenim miratoi rezolutën e propozuar nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me bisedimet me Serbinë.
Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së tha se megjithëse janë inkorporuar ndryshimet në rezolutë të kërkuara nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shefat e Grupeve parlamentare të këtyre partive nuk e kanë nënshkruar këtë rezolutë.
Grabovci nga Grupi parlamentar i PDK-së, tha se kjo parti e përkrah rezolutën e cila i jep të drejtë Kuvendit të Kosovës të kërkojë sqarime qeverisë lidhur me bisedimet në çdo kohë, si dhe të mbikëqyrë bisedimet me Serbinë.
Ndryshe, partitë opozitare nuk e mbështeten rezolutën e debatuar në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, kjo rezolutë u aprovua 63 për, 48 kundër dhe 1 abstenim.