E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, nderohet Bill Klinton, përurohet shtatorja e tij

Prishtinë, 1 nëntor NOA U përurua sot shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë të Kosovës.

Me pjesëmarrjen e ish-presidentit Amerikan, është zbuluar dhe shtatorja për nder të Klintonit i cili kontribuoi për lirinë e Kosovës.

Skulptura është punuar nga skulptori Hezair Mustafa, dhe shtatorja u zbulua në sy të qindra kosovarëve dhe krerëve të shtetit ndërsa i pranishëm ishte dhe vetë ish-presidenti Klinton.

ndërsa gjatë ceremonisë së zbulimit kanë qenë të pranishëm mijëra njerëz për të nderuar heroin e Kosovarëve që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës 10 vjet më parë.
Para zbulimit të shtatores, Kryetari i Shoqatës, Miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi tha se ky bust është nderimi që populli i Kosovës i bën një heroi të gjallë të tij.
k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›