E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia shkatërron bandën e bankomateve

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën 7 persona si të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të kartave bankare, duke përfituar mbi 150 mijë euro.

Kështu njoftoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një konferencë për media.

Personat e dëmtuar janë kryesisht shtetas të huaj edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa të dyshuarit kanë keqpërdorur kartat bankare duke i falsifikuar ato.

Gjatë këtij operacioni, Departamenti Special i Antikorrupsionit së bashku me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar, ka bastisur 18 lokacione të ndryshme, në rajonin e Prishtinës.

Me këtë rast janë sekuestruar dy armë gjuetie, katër revole, sasi e vogël municioni, disa laptop, kompjuter, televizor, USB, CD të ndryshme, pajisje teknologjike me të cilat janë prodhuar kartat bankare të falsifikuara, telefona celularë, dhe dokumentacione të tjera.

Shtatë personat e arrestuar janë B. B viti i lindjes 1988, L.B 1990, B.G 1987, A.A 1981, F.A 1987, Xh.H 1970, dhe F.K, që të gjithë nga rajoni i Prishtinës.

Sipas policisë ky operacion ka filluar të hetohet së paku para një viti e gjysëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›