Kosovë, protestakundër arrestimittë ish- luftëtarëve
PRISHTINË- Në 26 komuna të Kosovës mesditen e sotme u mbajtën protesta një orëshe kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të UCK-së nga ana e EULEX-it. Me parulla në duar, Lufta e UÇK-së është e shenjtë, Liri për çlirimtarët, Stop rolit ekzekutiv të EULEX-it, mijëra qytetarë kanë protestuar duke kundërshtuar arrestimet e fundit të ish-ushtarëve të UÇK dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarëve të arrestuar.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK përmes protestave të mbajtura në të gjithë vendin kanë kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, ndërkohë që kanë ftuar qeverinë e vendit që të heq kompetencat ekzekutive te EULEX-it, duke e konsideruar si të panevojshme pranininë e saj dhe duke e vënë atë vetëm në pozitën e organeve këshillëdhënëse.
“Ne kërkojmë heqjen e kompetencave ekzekutive të EULEX-it, me një fjalë ky mision u tregua i pasuksesshëm dhe i dështuar; lirimin e të gjithë luftëtarëve nga burgjet sepse proceset ndaj tyre kanë qenë dhe janë të motivuara politikisht; kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratojë ligjin për vlerat e luftës, ku UÇK-ja dhe luftëtarët e saj të mund të mbrohen me ligj”,- ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë Sabit Krasniqi, përfaqësues i organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë.
Mësohet se drejtuesit e protestave kanë deklaruar se me veprimet e fundit të EULEX, po synohet njollosja e luftës së pastër të UÇK-së.
“Jemi dëshmitarë të arrestimeve të njëpasnjëshme të luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së. Derisa shpresonim se këto arrestime nuk do të përsëriten pas shpalljes se pavarësisë, të njëjtat u vazhduan me intensitet edhe me të shtuar, si pjesë e agjendës serbo-ruse për demonizimin e UÇK-së",- ka theksuar Krasniqi.
Ndërkohë që Radio Evropa e Lirë bën të ditur se protesta me e madhe u organizua në Prishtinë, ku në marshimin protestues u hodhën parallua mbështetëse për vazhdimin se protestës nga ana e ish-luftëtarëve si dhe kundra arrestimin të tetë ish-pjesëtarëve të Brigadës 121të UÇK-së. Protestës në Prishtinë i janë bashkuar ndërkohë edhe studentët e Universitetit të Prishtinës dhe rreth 200 organizata joqeveritare që përbëjnë Koalicionin për Demokraci.
Organizatorët e protestave, Dega e Organizatave të Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së, kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore në Prishtinë më datën 29 mars.
(e.m/rel/BalkanWeb)