Kosovë, protestuesit zhvendosen pranë Kryeministrisë
Rreth 100 protestues janë grumbulluar aktualisht te hoteli Sëiss Diamond, në sheshin Nëna Terezë, vetëm disa metra larg ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Përballë protestuesve gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë formuar bllokadë për të penguar depërtimin e mëtejmë të protestuesve.