E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë, rezultatet nga numërimi i 78,57 për qind e votave me kusht

PRISHTINË, 5 mars/ATSH/ Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi votave me kusht.

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 4 mars në ora 23:02, janë numëruar 78.57 për qind e votave, raporton KosovaPress. Te votat me kusht prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind të votave apo 2 mijë e 634 për qind.

E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind apo 1 mijë e 186 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind apo 887 vota.Lista Serbe në votat me kusht ka marr 11.37 për qind apo 745 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët, Intelektualët kanë marr 6.21 për qind apo 407 vota.

Ndryshe, të martën ka përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura përmes postës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›