Kosovë, rrugët në veri ende të bllokuara

Serbët e veriut edhe mbrëmjen e djeshme kanë vazhduar të bllokojnë rrugët që të çojnë në vendkalimet kufitare Bërnjak e Jarinje, por numri i pjesëmarrësve në to ka qenë më e vogël sesa më parë.
Automjeteve të KFOR-it u lejohet kalimi në të gjitha drejtimet nga veriu përveç në Rudare ku në mes të rrugës është vendosur kryqi i madh në rrugën që të çon nga Mitrovica për në Leposaviç.
Ndërkohë sipas mediave serbe presidenti Boris Tadiç i ka bindur udhëheqësit se serbëve të veriut që të heqin dorë nga bllokimet e rrugëve, por kjo në praktikë ende nuk po ndodhë. Sipas mediave Tadiç u ka ofruar serbëve të veriut përkrahje të plotë dhe ata kanë rënë dakort se në Kosovë duhet të ketë paqe dhe unitet të serbëve.