E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sulmohet një qendër banimi e KFOR-it

Persona të panjohur kanë sulmuar një shtëpi banimi të forcave paqeruajtëse daneze në pjesën veriore të Kosovës, në Zubin Potok. Sulmuesit kishin lënë më parë një letër kërcënuese. Zyrtarë të KFOR-it thanë se sulmi mbi shtëpinë ka ndodhur të martën në mbrëmje dhe përveç dëmeve materiale nuk ka patur pasoja në njerëz. Shtëpia që shfrytëzohej nga forcat e KFOR-it ishte e zbrazët në kohën e sulmit. Një zëdhënës i KFOR-it, koloneli Michael Koting, i tha BBC-së se në letrën kërcënuese kontigjenti danez është adresuar për shkak të mbështetjes që po i jep shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve në pjesën serbe. “Për momentin mund të ripërsërisim qëndrimin tonë për paanshmërinë dhe statusin neutral tonin. Gjithnjë kemi zbatuar mandatin tonë që na është dhënë nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Ne mbështesim dhe punojmë me të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme”, tha koloneli Koting.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›