E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove veriu gdhihet i qete


Nata në fshatin Jegenicë, në veri të Kosovës, ka kaluar e qetë dhe vijon të paraqitet e tillë, ndonëse tensionet nuk mungojnë.

Sipas raportimeve të “RTK”, në këtë zonë është vendosur një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë që vihet re edhe një prani e madhe e grupeve serbe.

Mësohet se gjatë natës ushtarët ndërkombëtarë kanë djegur dy tenda të mëdha të protestuesve, prej nga ishte qëlluar ndaj tyre më herët gjatë së hënës.

Dy ushtarë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave, që erdhën pasi trupat lëvizën Veriu i KosovësVeriu, serbët qëndrojnë pranë barrikadaveKrasniqi: Kriminelët po fitojnë guxim Tadic: Të ndërpritet konflikti në veri një barrikadë në Jagnjenicë.

Më pas, aktet e dhunës u përsëritën në orët e vona të mbrëmjes, kur protestuesit përdorën mjete shpërthyese dhe bomba molotov, duke plagosur 23 ushtarë të KFOR-it.

Në reagimin e tij ndaj ngjarjes, misioni i NATO-s ka deklaruar se, protestuesit serbë nuk mund të konsiderohen më si protestues paqësorë, arsye për të cilën ushtarëve u është udhëzuar të përdorin municion të vërtetë.

Deri më tani KFOR ka përdorur vetëm spraj, gaz lotësjellës, plumba gome dhe cisterna uji për të shpërndarë protestuesit serbë.

Sulmi u dënua nga misioni EULEX dhe zyrtarët kosovarë, si presidentja Jahjaga, qeveria e kryeministrit Thaci dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili tha se kriminelët serbë po fitojnë guxim duke sulmuar edhe trupat ndërkombëtare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri dhe ekipi i saj nisen në Bruksel
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë. Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born. Rama vazhdon vizitën në Kosovë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre. AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme. Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.

Lajmet kryesore

Rama: 29 Nëntori, dita e triumfit mbi të keqen
Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›