E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, votohet për komunën e Ferizajt

Procesi i votimit (foto Koha Ditore)

Kosovë Qytetarët e Ferizajt votojnë sot për të zgjedhur udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal. Ky qytet numëron rreth 96 mijë votues të cilët do të kenë të drejtën të ushtrojnë të drejtën e votës në 25 qendra votimi.

Votuesit do ti presin 950 komisionarë në vendvotime, ndërsa do të vëzhgohen nga 1.514 vëzhgues nga ta vetëm 6 ndërkombëtarë. Prej tyre 1.227 do të jenë vëzhgues të akredituar nga partitë politike, ndërkaq 28 do të jenë vëzhgues nga organizata jo qeveritare.

Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune ku marrin pjesë në garë për kryetarin e Ferizajt marrin pjesë gjashtë kandidatë të partive politike, një nga iniciativat qytetare dhe një kandidat i pavarur. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›